Aktuale

Thaçi i reagon Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë: Reçaku ishte masakër dhe jo ‘ngjarje’

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot Reçakun me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, duke përkujtuar Masakrën e 1999-ës të shkaktuar nga pushteti gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit.

Në një reagim në profilin e tij zyrtar në twitter , presidenti Thaçi i ka reaguar edhe Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë, të cilët iu ishin referuar si ‘ngjarje’ gjithë atyre masakrave që kishin ndodhur përgjatë vitit 1999 në Kosovë.

“Në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit, mesazhi im nga Reçaku për burokratët e relativizmit ishte i qartë: Reçaku ishte masakër dhe jo ‘ngjarje’. Kosova dhe Bosnja kanë përjetuar gjenocid dhe jo konflikt civil. Drejtësia do të triumfojë, dhe jo gënjeshtrat, mohimet dhe çmimet e rreme të Nobelit”, ka shkruar Thaçi në twitter.

Gjithë debati për Masakrën e Reçakut është nxitur pas vendimit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, për ta dënuar me 2 vjet burg, ish-ministrin nga radhët e Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, i cili e kishte quajtur ‘trillim’ Masakrën e Reçakut.

On international day commemorating #genocide, my message from #Reçak to bureaucrats of relativization was clear: #Reçak was a massacre not an “event”. #Kosovo and #Bosnia endured genocide, not a “civil conflict”. Justice will prevail, not lies, denials and fake #Nobel prizes. pic.twitter.com/zhjnQTRMQw— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) December 10, 2019

Pas dënimit, në mbrojtje të Teodosijeviq kishte dalë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic.

Për këtë kanë reaguar edhe nga Bashkimi Evropian, të cilët kanë thënë se nuk mund të mohohet e as të ndryshohet gjithë ajo që ka ndodhur në Kosovë përgjatë 1999-ës.

Ka reaguar edhe Ambasada e SHBA’së në Prishtinë, të cilin i kishin cilësuar si të prapranueshme deklaratat e presidentit serb për Masakrën e Reçakut./FaktePlus