Aktuale

Thaçi kërkon që të zbardhet fati i të pagjeturve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka apeluar që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve.

Thaçi ka kërkuar që e vërteta dhe drejtësia të vijnë sa më shpejt në vend.

Apeloj edhe një herë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të të pagjeturve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare apo edhe profesionin e tyre”, ka thënë mes tjerash Thaçi.

Ky është postimi i plotë:

Duke shikuar dokumentacionin e të pagjeturve, edhe një herë më erdhi në mendje se ndër të pagjeturit ka jo vetëm pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe grupmoshave, por edhe të të gjitha profesioneve, qoftë bujq, mjekë, mësues apo gazetarë.

Apeloj edhe një herë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të të pagjeturve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare apo edhe profesionin e tyre.

Pajtimi mes popujve kërkon sinqeritet, kërkon të vërtetën dhe drejtësinë. Askush nuk i meriton këto më shumë sesa familjet e të pagjeturve. HTH