Aktuale

Thaçi: Kosova është atdhe i të gjithëve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur takimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Presidenti ka përkrahur kërkesën për shtimin e buxhetit për Këshillin. Ai tha se dialogu mes të gjitha komuniteteve është prioritet i tij.

Kreu i shtetit tha se jeta më e mirë ndërtohet me bashkëjetesë mes vete. Presidenti shtoi se vitin e ardhshëm do të shënohet dhjetë vjetori i shpalljes së pavarësisë derisa ka ftuar ata që të jenë pjesë e organizimit.

Thaçi tha se Kosova është atdhe i të gjithëve e jo vetëm i shumicës./KosovaPress/