Aktuale

Thaçi në Kanada takohet me kryeministren e Ontarios

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Toronto, Kanada, është takuar me kryeministren e Ontarios Kathleen Wynne.

Për këtë takim Thaçi ai ka njoftuar në profilin e vet të facebookut:

“Gjatë qëndrimit në Toronto takova edhe Kryeministren e Ontarios, zonjën Kathleen Wynne. Me kryeministren Wynne diskutuam për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, tregtisë, arsimit, kulturës dhe për komunitetin e diasporës, pjesëtarët e së cilës jetojnë dhe veprojnë kryesisht në Toronto, Hamilton dhe London.

Theksova rritjen e vazhduar të pranisë së Kosovës në provincën kanadeze të Ontarios, hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Otavë, pjesëmarrjen në panairin më të madh vjetor në botë në fushën e minierave dhe mineraleve që mbahet në Toronto. U gëzova jashtëzakonisht me faktin se në ekipin e kryeministres Wynne ishte edhe një bashkatdhetar i yni nga Kosova”.