Aktuale

Thaçi në takim me Haradinajn

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke u takuar me kandidatin për kryeministër të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj në një restorant në kryeqytet, raporton KTV.

Në takim po merr pjesë edhe deputeti dhe nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj dhe ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsionr, Dardan Gashi. Fillimisht takimi ka nisur me Thaçin, Daut Haradinaj, e Gashin e më pas iu është bashkuar edhe kreu i AAK-së.

Presidenti i vendit ende nuk ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, derisa nuk dihet nëse do të takoj edhe zyrtarët e partive tjera.

Vetëvendosje e ka akuzuar Presidentin se nuk po vepron si person unifikues por është duke zvarritur thirrjen e seancës derisa PAN-i të krijoj numrat për Qeverinë.