Aktuale

Thaçi niset për në Londër, do të flas për dialogun dhe zhvillimet politike në vend

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur për në Londër.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se si i ftuar nga organizata Chatham House, do të flas për situatën politike në vend.

Temë diskutimi, Thaçi ka thënë se do të jetë edhe dialogu me Serbinë.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Rrugës për në Londër, si i ftuar nga Chatham House, ku do të flas për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli