Aktuale

Thaçi pas takimit me Nulland: Nuk jam ‘baba Vangja’ por takim liderësh pritet të ketë

Tani është momenti për t`u ndërprerë kriza politike dhe kontraktuar data e re e zgjedhjeve dhe të gjithë bashkërisht duhet që të punojmë në këtë gjë, deklaroi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas takimit me diplomaten amerikane, Victoria Nulland.

Ai theksoi se nuk ka pasur kohë për t`u marr vesh për hapa konkrete, pasi që më shumë është biseduar për kornizat strategjike.

Në pyetjen nëse pas vizitës së Nulland mund që të pritet të ketë takim liderësh, Thaçi theksoi se nuk është baba Vangja, por është e logjikshme të ketë diçka të tillë.

Thaçi theksoi se Maqedonia ka fat që SHBA-të janë shumë të interesuara për t`i ndihmuar vendin për gjetjen e zgjidhjes së krizës.