Aktuale

Thaçi: Për murin nuk do të diskutohet me Beogradin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se çështja e murit nuk do të diskutohet me autoritetet e Beogradit sepse kjo është çështje e brendshme.

Thaçi këto deklarata i dha para shtatores së Zahir Pajazitit në 20 vjetorin e rënies.

Presidenti me këtë rast tha se janë këtu për të nderuar heroin Zahir Pajaziti dhe përpjekjet e tij për lirinë e Kosovës.

Thaçi për murin në veri tha se si shtet jemi shumë të vetëdijshëm, se sot është dita e fundit e atij afati të nxjerr nga Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila duhet të respektohet me përpikëri .

Sipas tij çështja e murit nuk do të diskutohet me autoritet e Beogradit është çështje e brendshme kushtetuese dhe ligjore dhe në autoritetin e plotë të institucioneve vendore, por natyrisht institucionet vendore duhet të përmbyllin çështjen e Asociacionit dhe Demarkacionit që të mbyllet procesi i liberalizimit të vizave./KosovaPress/