Aktuale

Thaçi publikon foto tjera nga vizita në veri dhe në Liqenin e Ujmanit

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka qendëruar sot në veri të Kosovës, ku ka vizituar pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak, dhe liqenin e Ujmanit.

“Paraditen e sotme e kalova duke shijuar bukuritë natyrore me barkë rreth liqenit të Ujmanit dhe duke pirë kafe në veriun e Republikës së Kosovës. I takova edhe policët dhe doganierët tanë, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, në vendkalimin kufitar në Bërnjak. Kosova është e bekuar me natyrën dhe qytetarët e saj. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Lajmi.net/