Aktuale

Thaçi: Sulmi ndaj Petroviqit është cënim i fjalës së lirë, autorët të vihen para drejtësisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Partisë Liberare Serbe, njëherit edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Sllovodan Petroviq.

Sipas Thaçit, sulmi ndaj Petroviqit është sulm ndaj fjalës së lirë dhe se akte të tilla duhet të dënohen.

Përmes një postimi në Facebook ai ka kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit. Si President i Republikës së Kosovës e dënoj ashpër këtë sulm dhe nga institucionet e zbatimit të ligjit kërkoj që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që sulmuesit t’i sjellin para drejtësisë. Integrimi institucional dhe pluralizmi politik duhet të jenë vlera të përbashkëta demokratike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli