Aktuale

Thaçi takon Ramën, flasin për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri e rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

Kreu i shtetit të Kosovës, ka thënë se është kënaqësi secili takim me kreun e Qeverisë shqiptare.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli