Aktuale

Thaçi tregon se çfarë bisedoi në takimin me Merkelin dhe Vuçiqin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimet që ka zhvilluar me liderë të shteteve evropiane në margjinat e Samitit të Sofjes.

Ai ka përmendur se nga këto takime ka marrë mbështetje nga liderët evropianë, ku ka thënë se një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga takimi në mes tij dhe president të Serbisë, i iniciuar nga kancelaria gjermane Merkel.

Ai ka folur edhe me takimet që ka zhvilluar me disa nga udhëheqësit e shteteve evropiane, ndër ta edhe me Merkelin.

Thaçi ka se në këtë takim ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke, raporton lajmi.net.

Sipas, tij edhe liderët tjerë evropianë kanë dhënë mbështetje për një marrëveshje reciproke me Serbinë.

Thaçi në Samitin e Sofjes ka përveç Merkelit, ka takuar presidentin francez, kryeministrat e Italisë, Danimarkës e Greqisë. /Lajmi.net/