Arsim & Kulturë

Thaçi uron vitin e ri shkollor: Nesër fillon rrugëtim i ri për shumë nxënës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në facebook ka uruar nisjen e vitit të ri shkollor i cili starton nesër.

Ai ka thënë se për shumë nxënës nesër fillon një rrugëtim i ri për të ardhmen e Kosovës, transmeton lajmi.net

“Nesër, në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018.Për shumë nxënës, nesër fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre, të familjes, por edhe të shtetit të Kosovës. Arsimi dhe aftësimi profesional asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot”, ka shkruar ai në facebook.

Thaçi tutje ka thënë se nxënësit e Kosovës duhet të bëhen pjesë e konkurencës së dijes brenda dhe jashtë vendit.

“Prandaj, është obligim i të gjithëve: shtetit, shkollave, mësimdhënësve, prindërve që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe pjesë e mobilitetit social në Evropë dhe botë. Jam i bindur se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shtet dhe shoqëri”, ka shkruar Hashim Thaçi.