Aktuale

The Economist: Shqiptarët kampionë për të konsumuar kokainë

Shqiptarët janë kampionë botërorë në konsumin e kokainës.

Konstatimi është i revistës prestigjioze britanike “The Economist”, që ka publikuar përmes grafikëve në një video, të dhënat e prodhimit dhe konsumit të kokainës në gjithë globin.

“Por një përqindje e lartë e popullsisë shqiptare përdor më shumë drogën se çdo vend tjetër. Një nga arsyet është se ky vend është një prej pikave më domethënëse të tranzitit të kokainës afgane”.

Siç duket edhe në paraqitjen grafike, “The Economist” konstaton se 2.5% e shqiptarëve konsumojnë kokainë, shifra më e lartë për frymë popullsie se çdo vend tjetër i botës.

Tregjet ku konsumohet më shumë kokainë për nga sasia, janë Britanisë së Madhe, Spanjë, Australia dhe Shtetet e Bashkuara. Shpenzimet për luftën kundër drogës në Shtetet e Bashkuara arrijnë në 40 miliardë dollarë. Por pavarësisht “tolerancës zero” që tregojnë autoritetet, Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të të varurve nga droga – shkruan “The Economist”.

Në të gjithë botën përllogariten 18 milionë konsumatorë të kokainës. Shit-blerja e lëndëve narkotike, sot është më e lehtë se kurrë më parë falë internetit. Kartelet e drogës fitojnë rreth 320 miliardë dollarë në vit, teksa prodhuesi më i madh është Kolumbia ku një kilogram shitet për 2200 Dollare ndërsa në tregun europian e njëjta sasi arrin në 55 mijë Dollarë.