Aktuale

Thethi 20 ditë pa drita. Banorët: Po na shkatërrohen bizneset

Pothuajse prej 20 ditësh zona malore e Thethit vuan mungesën e energjisë elektrike.

Mësohet se shkak është bërë prishja e turbinës në Hidrocentralin e Ndërlysës.

Një banor teksa ankohet pranë “Gazetës Express” shkruan se aktualisht janë mbi 1000 turist të huaj të cilët ndodhen për pushime në zonë.

“Jam nje banor nga fshati Theth Shkoder, fshat turistik dhe park kombetar. Kemi 20 dite pa energji elektrike ne kulmin e sezonit. Sot ne Theth ka me shume se 1000 turist te huaj dhe ne po na shkaterrohet biznesi dhe jeta”, shkruan banori./Gazeta Express