Sport

Tifozët e Barcës kërkojnë sulmuesin që po i mahnitë të gjithë si zëvendësues të Suarezit

Tifozët e Barcelonës kanë identifikuar zëvendësuesin e Luis Suarez.
Kylian Mbappe, ylli i PSG-së, është lojtari i preferuar i tifozëve të Barcelonës për të zëvendësuar Luis Suarezin.

Sondazhi i kryer nga ‘MundoDeportivo’, ku u mblodhën 46 mijë vota, nxori talentin francez si lojtarin më të preferuar të tifozëve të Barcelonës, me 48 për qind të votave.

Reprezentuesi anglez i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është renditur i dyti me vetëm 14 për qind të votave, i ndjekur nga Luka Joviq i Eintracht Frankfurt, me 7 për qind.

Pak mbështetje kanë marrë edhe Maxi Gomez i Celta Vigos dhe Andre Silva i Sevillas./Lajmi.net/