Sport

Tifozët e befasuar, një emër i papritur po largohet nga Juventus

Juventus vazhdon të punojë rreth shitjeve para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Juventus ka nevojë të shesë futbollistë para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Trajneri Maurizio Sarri ka pranuar se me numrin aktual që ka në dispozicion, gjashtë futbollistë rrezikojnë të mbeten jashtë skuadrës për Ligën e Kampionëve.

Andaj, drejtuesit e “Bianconerëve” janë duke analizuar ofertat për disa prej emrave më të përfolur për largimin e mundshëm.

Mediat italiane raportojnë se në ditët e fundit qarkullon një emër i papritur për largim nga Torino, përcjell lajmi.net.

Bëhet fjalë për mesfushorin Emre Can i cili ishte lojtar i rëndësishëm në stinorin e kaluar me Massimiliano Allegrin.

Mirëpo, ai duket se nuk konsiderohet i tillë nga trajneri i ri Sarri dhe mund të gjejë një ekip të ri në javët e fundit të këtij afati kalimtar të verës. /Lajmi.net/