Rajon & Botë

Tillerson: Moska të bëjë hapin e parë në mbështetje të paqes në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i kërkoi sot Rusisë të bënte hapin e parë në mbështetje të paqes në lindje të Ukrainës, përfshirë që prej tre vitesh në një konflikt të përgjakshëm.

“Është e nevojshme për Rusinë të bëjë hapin e parë në mbështetje të qetësimit të situatës në lindje të Ukrainës, veçanërisht përsa i përket armëpushimit dhe tërheqjes së materialit ushtarak”, deklaroi Tillerson gjatë vizitës së parë zyrtare në Kiev.

“Ne i kërkojmë Rusisë të respektojë angazhimet e ndërmarra në kuadër të marrëveshjeve të paqes së Minskut dhe të përdorë influencën e saj ndaj separatistëve”, shtoi ai pas një takimi me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

Më shumë se 10 000 persona, civilë dhe ushtarë nga të dy kampet janë humbur jetën në Ukrainë që prej fillimit të konfliktit mes forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë në vitin 2014.