Aktuale

Tim Judah: Dialogu Prishtine-Beograd në gjendje kome

Analisti dhe gazetari britanik, Tim Judah ka thënë se dialogu Prishtinë-Beograd është në gjendje kome.

Sipas tij është në gjendje kome pasi nga marrëveshjet e nënshkruara në 2015, nuk janë zbatuar gjërat për të cilat është rënë dakord.

Ai ka thënë për ‘Blic’ se dialogu është një problem i madh dhe kujton se në marrëveshjen e dy viteve më parë është zbatuar vetëm kodi për zonën e Kosovës.

Ndryshe nesër, Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen në Bruksel bashkë me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve.