Aktuale

Tjetër lehtësim nga SHBA për vizat me Shqipërinë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën një njoftim të rëndësishëm në lidhje me procesin e vizave.

Të gjithë ata që duan të bëjnë një rinovim të vizës nuk është nevoja të qëndrojnë në radhë, por mund të aplikojnë përmes postës.

“Mua dhe Kenny-t nuk na pëlqen të presim në radhë!

A e dini se Ambasada e Shteteve të Bashkuara Tiranë ka një program për rinovimin e vizës me postë?

Shikoni me kujdes për të parë nëse kualifikoheni.

Nëse po, mos prisni në radhë dhe dërgoni aplikimin tuaj me postë!”, njofton ambasada./Gazeta Express