Sport

Tjetër propozim për martesë në Rio 2016 (Foto)

Në Lojërat Olimpike Rio 2016 ka pasur shumë befasi.

Jo shumë ditë më parë, një ragbiste braziliane ka pranuar propozim martese nga e dashura e saj e kjo ishte hera e parë që një atleteje i propozohet martesë në Olimpiadë.

160809124444-brazil-marriage-proposal-olympics-4-exlarge-169

Por, propozim martese ka marrë edhe një zhytëse kineze, He Zi, e cila të dielën mori edhe një medalje argjendi për hedhje nga trampolina, transmeton Klan Kosova.

E nga këto lojëra ajo doli edhe me një aksesor më tepër.

160814223747-china-diver-proposal-exlarge-169

I dashuri i saj Qin Kai, para gjithë botës u ulë në gjunjë për t’i propozuar martesë.

“Ne jemi në lidhje tash e gjashtë vjet, e nuk e prisja që të më propozonte sot. Ai ma tha shumë gjëra, më premtoi shumë gjëra, por ajo që më preku më shumë është se ai është burri që unë mund t’i besoj për gjithë jetën time”, u shpreh Zi.

160814224435-diving-proposal-3-exlarge-169

Edhe i dashuri i saj, është një zhytës i cili javën e kaluar fitoi medaljen e bronztë pas kërcimit nga trampolina.

160814224819-diving-proposal-4-exlarge-169