Sport

Tjetër skandal godet futbollin anglez (Video)

Pas skandalit të Sam Allardyce, tjetër skandal ka goditur futbollin anglez. Kësaj radhe pritagonish ishte ish trajneri i disa skuadrave angleze, Harry Redknapp

Ish trajner i Tottenhamit, QPR-së, Portsmouthit dhe West Ham, Harry Redknapp pranoi në një bisedim të regjistruar me kamera të fshehtë nga “The Telegraph”, se lojtarët me të cilët ka punuar vinin baste mbi ndeshjet e tyre, diçka që është rreptësishtë e ndaluar në Angli.

Redknapp zbuloi se disa të gjithë lojtarë vunë bast se do të fitonin për një ndeshje që do të luanin. Madje, njëri prej tyre i këshilloi agjentit të shiste shtëpinë dhe ta vinte bast duke qenë se fitorja ishte e sigurt dhe kuotat mjaft të favorshme.

Për arsye ligjoret, “The Telegraph” nuk zbulon se për cilën ndeshje, ekip apo lojtarë bëhet fjalë në bashkëbisedimin e Redknap me gazetarin e infiltruar.

I pyetur nga personi në fjalë se përse nuk informoi për këtë çështje Federatën Angleze të Futbollit, Redknapp u përgjigj “E kujt i intereson diçka e tillë”.

Gjithashtu Redknap u shfaq shumë i interesuar për tu marrë pjesë si palë e tretë në transferimet e një klubi të Championship, diçka tjetër që është absolutisht e ndaluar nga Federata Angleze e Futbollit dhe FIFA.