ShowBiz

Tom Hanks: Si e fitova diabetin?

Aktori i njohur i Holywood, Tom Hanks, ka thënë se ai ishte i papërgjegjshëm, ose “Idiot”, me peshën dhe dietën dhe se për këtë arsye mori diabetin.

Ka dy lloje të diabetit, tipi 1 dhe tipi 2. Lloji 2 është më i shpeshtë, sidomos tek të moshuarit dhe është i lidhur me trashjen. Nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë verbërim, dështim të veshkave dhe madje edhe amputim të gjymtyrëve, shkruan Independent.

Aktorit Hanks ka llojin 2 të diabetit, të diagnostikuar në vitin 2013, dhe ai beson se kjo është për shkak të ndryshimit të peshës para përgatitjeve për role të ndryshme.

“Isha i rëndë, më keni parë më filma dhe dini se si dukesha. Unë kam qenë një idiot i madh”, tha Tom./Express/