Tech

Toyota Supra, ky është modeli për vitin 2018 (Foto)

Sipas raporteve, Toyota është duke planifikuar lansimin e një modeli të ri Supra, i cili me shumë gjasë do të jetë i emëruar si model i vitit 2018.

Sipas disa informatave të reja të cituara nga Autocar, vetura e shfaqur në fotografinë më poshtë është një shembull se si do të duket Supra i vitit 2018.

Vetura e re pritet të ketë një motor hibrid i cili fuqinë e tij ua dedikon rrotave prapa, dhe disa motorë elektrik të cilët do të fuqizojnë rrotat përpara, transmeton Gazeta Express.

Ky është koncepti i veturës së re të Toyota: