Aktuale

Trafikim me njerëz në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person si të dyshuar se i njëjti ka kryer vepër penale trafikim me njerëz.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Lipjan të enjten në orët e hershme të mëngjësit.

“Lipjan 15.06.2017-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti gjatë një periudhe të mëhershme kohore ka mbajtur në kontroll viktimën femër K-Shqiptare me anë të mashtrimit dhe duke e shfrytëzuar gjendjen e saj ekonomike dhe rrethanat familjare është shfrytëzuar seksualisht nga se paku një person që e kishte dërguar i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

the authorE B