Rajon & Botë

Tragjedi në ‘Eurovision’, një i vdekur

Një punëtor humbet jetën gjatë përgatitjes së skenës muzikore.

Ditën e djeshme nuk ka munguar as tragjedia në garën e ‘Eurovisionit’ një punëtor e humbi jetën kur pajisjet e ndriçimit i ranë mbi të, shkruan lajmi.net.

Një shofer kamioni, 66-vjeçari Fuldie Schwarz humbi jetën , dhe policia kishte filluar hetimet menjëherë.

“Ne nuk fajësojmë askënd në këtë kohë, por është e mundur që një ngjarje e tillë e madhe, siç është Eurovision, por me kaq shumë para, kontroll dhe siguri t’i ndodh diçka kaq e tmerrshme”, kishte nxitur dyshime një anëtar nga familja e Schwarz.

Policia ka nisur një hetim dhe sipas IQ Magazine, duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregulloret. /Lajmi.net/