Aktuale

Tragjedi në Shkup: Vdes polici shqiptar pas përplasjes së makinës së tij nga treni

Punonjësi i Policisë A.B. nga stacioni policor i Gazi Babës është personi i vdekur në aksidentin e sotëm në hekurudhën në Maxhari të Shkupit, konfirmoi Ministria e Brendshme. Siç mëson Gazeta Express, bëhet fjalë për një polic në moshë të re, të kombësisë shqiptare.

Një tren i mallrave që udhëtonte nga Tabanovci në Shkup këtë mëngjes goditi një automjet Volkswagen Vento në pronësi të Ministrisë së Brendshme, drejtuar nga A.B. zyrtari i policisë në stacionin policor Gazi Babë, i cili ka vdekur në vend, njofton Ministrinë e Brendshme.

Është njoftuar PTHP në Shkup e cila po inspekton vendin e aksidentit.

the authorBurbuqe Metolli