Aktuale

Trajkoviq: Veriu i Kosovës po qeveriset nga mafia

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq tha se asnjë vrasje në Mitrovicën e Veriut nuk është zgjidhur deri më tani dhe se veriun e Kosovës po e udhëheq mafia.

Sipas saj, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, shumë serbë ndihen më të sigurt në Prishtinë sesa në veriun e Kosovës.

Këto komente ajo i bëri në një tryezë të organizuar në Kraljevë për liderin e Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq i cili u vra para selisë së zyrës së tij në janar të këtij viti.

Tryeza në fjalë iu dedikua motiveve dhe hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia” në Mitrovicën e Veriut dhe për atë se pas katër muajsh hetimi nuk pati progres.

Lidhur me këtë, Trajkoviq tha se mënyra e kryerjes së hetimit që nga fillimi ka treguar se informacioni rrjedh përmes Beogradit.

“Shumë serbë nga Kosova, dhe veçanërisht nga enklavat, ndihen më lirisht në Prishtinë sesa në veri të Kosovës dhe kjo është ajo që është më e frikshme”, shtoi ajo, transmeton Klan Kosova