Sport

Trajneri i Barcelonës e mbështet Ronaldon

Cristiano Ronaldo është i etur ta ripërtërijë kontratën me Real Madridin, gjë për të cilin është pyetur mbrëmë edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.
Sulmuesi portugez dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në botë dhe Valverde mendon se nuk ka asgjë të keqe në këtë, për aq gjatë sa Ronaldon mendon se është ide e mirë, transmeton Express.

“Çfarë pyetje!”, i është përgjigjur gazetarit Valverde.

“Çfarë dëshironi t’ju them? Çdo njeri duhet të bëjë atë që mendon se është e volitshme”, ka thënë Vlaverde.

Në fund të fundit, është Real Madridi ai që do të vendosë dhe mund të mos jetë aq i gatshëm ta ripërtërijë një kontratë që për herë të fundit u ripërtëri në nëntor të vitit 2016. /Express/

the authorE B