Shëndetësi

Trajtimi 10 minutësh që lehtëson dhimbjet e sistemit nervor të këmbëve

Nëse nervat e këmbëve marrin inflamacion, dhimbja bëhet e padurueshme. Kjo dhimbje përhapet poshtë gjurit, mbi brinjë dhe në shpinë.

Për më tepër, dhimbja nuk gjen dot kurrë një kurë të kënaqshme, edhe pse varet nga shkaqet e inflamacionit dhe vetë personi, transmeton portali arbresh.info

Gjithsesi, ju mund të bëni disa gjëra për të lehtësuar dhimbjen.

Mënyra më e lehtë është përmes barnave, por ato nuk është se e trajtojnë deri në fund këtë sëmundje, ato vetëm mund të ulin simptomat. Për të trajtuar deri në rrënjë këtë sëmundje, duhet të kryeni edhe ushtrime fizike.

Por për të zvogëluar dhimbjen e sistemit nervor të këmbëve nuk ju duhen më shumë se 10 minuta. Mjafton të ndiqni këto udhëzime me kujdes.

Mbusheni një kovë me ujë të vakët
Vendosni pak kripë dhe uthull molle
Lëreni ashtu deri sa të shkrihet kripa
Futni këmbët në kovë dhe mbani deri sa uji të ftohet
Më pas thani këmbët me peshqir të pastër
Përderisa jeni duke i thatë, masazhoni këmbët
Ky trajtim duhet të kryehet gjithmonë para gjumit.
Mos harroni, ditën pas trajtimit mos ecni zbathur. Shumë shpejt do të ndjeni lehtësim në këmbë./Arbresh.info