Rajon & Botë

Tramp “Lidhja deri te Asadi”, mikja e Sergei Lavrov

Djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump që mban emrin e njëjtë si të babait është takuar në Paris me politikane sirianë Randa Kasis.

Siç bëjnë të ditur mediat botërore ajo është e njohur si përkrahëse e cila është angazhuar me gjithë zemër për intervenimin rus në Siri.

Takimi thuhet se ka ndodhur më 11 tetor ndërsa përveç kësaj mediat nuk bëjnë të ditur as se cila ka qenë tema e bisedime por spekulojnë se kjo mund të ndikojnë në marrëdhëniet e Amerikës ndaj Damaskut zyrtar.

“Rusia ka intervenuar se si ta shpëtojë shtetin tonë këtë e ka bërë në interes të Rusisë”, ka thënë Kasis më herët për Al Jaeezera.

bashkëshorti i Randa Kasis është shtetasi i Francës Fabienne Bosar, një biznesmen me lidhje të ngushta me Kazakistanit dhe Rusisë dhe atje e njoftoi gruan e tij me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.