Aktuale

Transportonte migrantë nga Turqia në Gjermani, kapet në Prizren

Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë pasi në automjetin transportues (kamion) të cilin po e drejtonte ai dhe po transportonte disa panele metalike nga Turqia, në rimorkion e automjetit janë gjetur 9 meshkuj shtetas pakistanez dhe 1 mashkull shtetas irakian, të cilët pohonin se kishin paguar nga 6000 € dhe destinacion kishin Gjermaninë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Prizren.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /KosovaPress/