Aktuale

Trashësia e borës në Gjakovë arrin 1 metër, kjo vërtetohet nga Gjini

Reshjet e borës që ranë vazhdimisht dje në pjesën dërrmuese të vendin kanë bërë që në disa zona trashësia të arrin në 1 metër.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka treguar se në Gjakovë trashësia e borës është deri 1 metër, transemton lajmi.net.

I pari i Gjakovës ka publikuar edhe disa foto ku vërtetohet ajo që thotë. Sipas tij këtë vit gjendja është rënduar, krahasuar me dimrat e kaluar. Andaj Gjini ka apekuar te të gjithë bashkëqytetarët që të jenë bashkëpunues me kompanitë e pastrimit në mënyrë që pastrimi të kryhet në mënyrë sa më efikase.

Shkrimi i plotë i Gjinit:

Bora që ka rëne pandërprerje në 40 orët e fundit e ka rënduar trafikun në komunën e Gjakovës.

Ekipet e pastrimit janë në terren gjatë gjithë kohës por ende kemi vështirësi në disa fshatra ku trashësia e borës ka arritur ne 1 metër.

Kjo gjendje është e rënduar, më shumë se në dy dimrat e kaluar por ne zonën tonë kemi pasur gjendje edhe më të vështira në të kaluarën.

Apeloj tek të gjithë bashkqytetarët e mi që të jenë bashkpunues me kompanitë e pastrimit në mënurë që pastrimi të kryhet në mënyrë sa më efikase.

Shfrytëzoj rastin ta falënderoj ministrin Pal Lekaj për mbështetjen që po e jep ministria nën drejtimin e tij!

Po i ndaj me ju edhe disa foto të Gjakovës në këtë orë!
I juaji!