Aktuale

Tre persona të arrestuar për transplantim dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 3 persona për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore.

Bahet fjalë për një mashkull dhe dy femra, cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale të cekur.

“Prishtinë 06.08.2019-11:30. Janë arrestuar tre të dyshuar: një mashkull dhe dy femra K/Shqiptar-e të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale të cekura. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policise se Kosoves. /FaktePlus