Arsim & Kulturë

Tre studentë të AAB-së përfunduan me sukses semestrin veror 2015/16 në Universitetin e Lodzit në Poloni

Tre studentët e AAB-së, Donika Blaku, Besart Vishesella dhe Blina Zhubi,përfunduan me sukses semestrin veror 2015/16 në Universitetin e Lodz, Poloni, si përfitues të bursës së plotë, në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes këtyre dy institucioneve në projektin Erasmus+ Interenational Credit Mobility.

Studentja Blina Zhubi, ka falënderuar me këtë rast Kolegjin AAB për mundësinë që të përfitojë nga ky projekt: “Jam shumë e lumtur që përfundova me sukses studimet e semestrit veror në Fakultetin Ekonomi dhe Menaxhment të Universitetit të Lodzit në Poloni”, ka thënë ajo. Ajo tha se përveç njohurive të shumta që ka përfituar në fushën e studimeve të saj, gjatë studimeve në Poloni, ka pasur edhe takime me shumë persona të ndryshëm, udhëtime nëpër Evropë, pjesëmarrje në konferenca të ndryshme, aktivitete këto që janë një eksperiencë që të bënë një person me vizion edhe më të fuqishëm dhe më kërkues për jetën.

Ndërsa, studentja Donika Blaku, për gazetën “Studenti” ka thënë se falë marrëveshjes së Kolegjit AAB me Universitetin e Lodzit në Polonii është plotësuar ëndrra për të studiuar jashtë vendit. “Unë ndoqa studimet në Gjuhë Angleze, me një sistem krejtësisht tjetër të studimit, me një staf akademik mjaft të përgatitur, të përzgjedhur jo vetëm nga qytetet e Polonisë, por edhe jashtë saj”, thotë ajo. Sipas saj, qëndrimi në Poloni i ka mundësuar të mësojë shumë për kulturën polake dhe perëndimore, “sepse përveç studimeve ne patëm rastin të vizitonim shumë vende dhe qendra të njohura evropiane”, pohon Donika Blaku.

Ndërsa studenti Besart Vishesella ka ndjekur studimet nga fusha e shkencave kompjuterike.

Marrëveshja ndëruniversitare AAB-Universiteti i Lodzit, përveç shkëmbimit të studentëve, parasheh edhe shkëmbimin e stafit akademik si dhe projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, seminare dhe takime të tjera për çështje akademike e shkencore, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, si dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dyja vendet.

Universiteti i Lodz me seli në Poloni, është universitet publik, dhe ndër universitetet më të mëdha në vend, me bashkëpunim intensiv ndërkombëtar me më se 400 partnerë në përmasa botërore, dhe është anëtar aktiv në projekte të Komisionit Evropian dhe më gjerë.

1. Tre studentë të AAB-së përfunduan me sukses semestrin veror 201516 në Universitetin e Lodzit në Poloni

2. Tre studentë të AAB-së përfunduan me sukses semestrin veror 201516 në Universitetin e Lodzit në Poloni

3. Tre studentë të AAB-së përfunduan me sukses semestrin veror 201516 në Universitetin e Lodzit në Poloni

4. Tre studentë të AAB-së përfunduan me sukses semestrin veror 201516 në Universitetin e Lodzit në Poloni

5. Tre studentë të AAB-së përfunduan me sukses semestrin veror 201516 në Universitetin e Lodzit në Poloni