Aktuale

Tre të arrestuar për rrahje

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjilan, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy persona tjerë, të cilët ishin në vendin e punës ku punojnë si xhamaprerës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Dajkovci”, njofton sot Policia e Kosovës, sipas së cilës viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.