Aktuale

Tregu i përbashkët i Ballkanit Perëndimor, BE shpreson për marrëveshje

Bashkimi Evropian shpreson se liderët e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në samitin e 12 korrikut në Itali do të arrijnë marrëveshje për krijimin e tregut të përbashkët rajonal, i cili mund të jetësohet brenda një viti, deklaroi të martën komisari evropian për Zgjerim Johanes Hahn.

Ai ka shpjeguar se tregu i përbashkët i Ballkanit Perëndimor, i cili mund të largojë barrierat tregtare, do të vendosë rregulla të standardizuara të afarizmit dhe do të largojë pengesat për punë në gjithë rajonin, dhe do të ishte i bazuar në marrëveshjen aktuale për tregti të lirë CEFTA.