Rajon & Botë

Tri ditë zie në Francë

Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se vendi tyre ka nevojë të shfaq solidaritet dhe qetësi në mesin e tyre.

“Franca është goditur edhe njëherë me 14 korrik, ditën e festës sonë kombëtare”, tha ai.

Kryeministri ndër të tjera ka shtuar se sulmuesi ka dashur me qëllim të dëmtojë idenë e bashkimit kombëtar, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, ai sot tha se vendi do të mbajë tri ditë zie duke filluar nga 16 korriku.

Sulmi la të vdekur të paktën 84 persona në qytetin e Nices.

Ky mesazh u përcoll edhe nga presidenti Francois Hollande, i cili tha se do të valëviten flamujt për hir të viktimave. /lajmi.net