Aktuale

Tritoli ndaj drejtorit të ALUIZNI-t, për çfarë e paralajmëruan?

Disa pista pas hedhjes në erë të fuoristradës së nëndrejtorit të ALUIZNI-t në Durrës.

Duket se ka qenë një paralajmërim atentati me lëndë plasëse për nëndrejtorin e degës së ALUIZNI-t në Durrës, Gerti Aleksi, raporton “Panorama”.

Automjeti në pronësi të familjarëve të tij ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme, teksa ndodhej i parkuar në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar, pranë vendit të njohur “Bërryli”.

Sipas Policisë, në pjesën e përparme të makinës tip “Land Rover”, me targa AA780 OL, ishte vendosur një sasi e konsiderueshme eksplozivi, i cili ka shpërthyer rreth orës 18:15.

Pavarësisht se zona ku ishte parkuar makina kishte lëvizje të dendura të qytetarëve, fatmirësisht shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, kryesisht tek automjeti. Ndërsa paniku ka qenë i madh ndër kalimtarët dhe banorët e zonës përreth.