Rajon & Botë

Trump dëshiron që muri me Meksikën të ketë panele solare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se dëshiron që muri me Meksikën të jetë i tejdukshëm dhe të vendosen panele solare, transmetojnë mediat amerikane.

Duke shpjeguar idenë e tij për pamjen e murit, Trump u tha mediave se nuk bën shaka kur flet për panelet solare, pasi që me këtë mundësohet që potencialisht të mbulohet një pjesë e shpenzimeve, transmeton CNBC.