Rajon & Botë

Trump: Hillary Clinton është djall

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur “dreq” kundërkandidaten e tij demokrate Hillary Clinton

Duke folur në një tubim në Pennsylvania, Trump e ka sulmuar Bernie Sanders, për mbështetjen që ky i fundit i dha Clinton’it pasi dështoi të merrte nominimin e demokratëve për president, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Ai ka bërë pakt me djallin”, tha Trump. “Ajo është vet djalli”, shtoi tutje miliarderi amerikan.
Demokratët por edhe Republikanët e kanë kritikuar ashpër Trump’in për komentet e tij lidhur me prindërit e ushtarit të vrarë mysliman.

Ish kandidati republikan për president, John McCain është zyrtari i fundit republikan që ka kritikuar Trump’in lidhur me komentet që ai ka bërë për prindërit e kapitenit të vrarë amerikan Humayun Khan, i cili ishte vrarë nga një makinë bombë në Irak.