Rajon & Botë

Trump kritikon gjyqtarin që pezulloi ndalimin e vizave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kritikuar gjykatësin federal, i cili pezulloi zbatimin e ligjit lidhur me ndalesën për shtatë vendet myslimane.

Trump në rrjetin social Twitter ka kritikuar gjykatësin, James Robert, të cilit i është drejtuar si “i ashtuquajtur gjykatës”.

“Ideja e të ashtuquajturit gjyqtar lidhur me pezullimin e vendimit, është qesharake dhe kjo së shpejti do të tërhiqet”, ka theksuar Trump.

Trump tha se edhe disa shtete nga Lindja e Mesme e mbështesin këtë vendim. “Ata e dinë se lejimi i hyrjes së disa njerëzve është vdekje dhe shkatërrim”, shkruan Trump./KosovaPress/