Rajon & Botë

Trump nuk i bleu dhuratë bashkëshortes për ditëlindje, tregon arsyen

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, vendosi që të enjten të thërrasë në një lidhje direkte në emisionin “Fox & Friends”.
Ai duket të mos ketë pasur kohë fare t’i bëjë një dhuratë bashkëshortes së tij, Melania Trump, e cila festoi sot ditëlindjen e saj të 48-të.

“Kam zgjedhur një ditë shumë të veçantë, sepse është ditëlindja e Melanias. Gëzuar ditëlindjen Melania”, tha Trump gjatë telefonatës.

Prezantuesi i emisionit, Brian Kilmeade i bëri presidentit pyetjen logjike: “Çfarë i keni bërë dhuratë për këtë ditë”?

Donald Trump tha se nuk ka gjetur shumë kohë për t’i bërë një dhuratë më speciale bashkëshortes së tij, Melania Trump.

“Epo, më mirë të mos hyj në atë temë sepse mund të kem probleme,” tha mes të qeshurave Trump.

“Unë e kam një kartolinë të bukur, jam shumë i zënë me punë për të vrapuar pas dhuratave, megjithatë kam marrë një kartolinë të bukur dhe disa lule të bukura”.