Rajon & Botë

Trump pajtohet për përgjigje ushtarake ndaj Koresë Veriore

Donald Trump ka përjashtuar përpjekjet për të qetësuar Korenë Veriore dhe ka paralajmëruar që zyrtarët e këtij shteti kuptojnë vetëm një gjë.

Në një seri postimesh në Twitter presidenti amerikan mes tjerash ka thënë që “Koreja e Veriut është një shtet rebel që është bërë një turp dhe kërcënim madhor për Kinën që është duke u përpjekur të ndihmojë, por nuk po ka sukses”, transmeton portali arbresh.info.

SHBA dhe Koreja Jugore janë pajtuar të bëjnë një përgjigje ushtarake për testimin më të fundit nga shteti diktatorial që bëri me bombën e hidrogjenit.

Nga shpërthimi i kësaj bombe është shkaktuar një tërmet 6.3 ballë të Riterit./arbresh.info/