Rajon & Botë

Trump përsëri me akuza ndaj demokratëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka akuzuar përsëri demokratët se i kanë sajuar pohimet se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, si dhe tha se Kongresi dhe FBI-ja duhet t’i vihen pas publikimeve të mediave në vend se ta bëjë një gjë të tillë ndaj tij.

Trump shkroi në Tëitter sot pak orë para se seance që ka mundësi të jetë e dëmshme politikisht, në të cilën drejtori i FBI-së James Comey, dhe drejtori i NSA Michael Rogers do të dëshmojnë rreth akuzave për sulme kibernetike të Rusisë në zgjedhjet e SHBA-së, si dhe nëse ka pasur kontakte mes Moskës dhe fushatës zgjedhore të Trumpit, transmeton Express.

“Demokratët e kanë sajuar dhe çuar përpara historinë ruse si një arsyetim për një fushate të tmerrshme që patën. Përparësi të madhe në kolegjin zgjedhor dhe humben!” ka shkruar Trump./Express/

the authorE B