Rajon & Botë

Trump refuzon pagën e Presidentit të SHBA-ve

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump nuk ka pranuar pagën presidenciale prej 400.000 $ në vit.

Siç njofton N1, Trump vuri në dukje se do të marrë vetëm disa gjëra të vogla që i takojnë me ligj presidentit amerikan, transmeton KosovaPress.

Gjatë një tubimi elektoral, Tramp më 17 shtator ka deklaruar në New Hampshire, se në rast të zgjedhjes për president, nuk do të pranonte pagën presidenciale.

Tramp sërish është i këtij mendimi, duke deklaruar se nuk do të marrë asnjë dollar nga paga e Presidentit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka të drejtë të pagës prej 400.000 $ në vit. Përveç kësaj, ai ka të drejtë për kosto shtesë në vlerë prej  50,000 $, për të mbuluar shpenzimet./KosovaPress/