Rajon & Botë

Trump shpjegon pse shkarkoi Tillersonin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë arsyet se pse e ka shkarkuar sot Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.
Duke folur për reporterët e mbledhur jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump tha që dallimet e tij me Tillersonin kishin ardhur deri te “kimia” personale, përcjell Klan Kosova.

“Në të vërtetë, kalonim mjaft mirë, por kishim mospajtime”, tha Trump.

“Kur e shikoni Marrëveshjen e Iranit, mendoj që është e tmerrshme. Më duket se ai mendonte që ishte në rregull”.

“Doja që ose ta prishja (marrëveshjen), ose të bëja diçka, dhe ai mendonte paksa ndryshe, andaj ne nuk po mendonim vërtetë njësoj”.