Rajon & Botë

Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Trump me këtë gjest ka befasuar myslimanët, pasi më parë nuk kishte bërë një gjë të tillë.

Presidenti para iftarit ai është drejtuar të pranishmëve, komunitetit mysliman në SHBA dhe në mbarë globin me një porosi.

“Jemi mbledhur sonte, të respektojmë traditën e njërës nga fetë më të mëdha në botë”, u është drejtuar Trump të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishin edhe ambasadorët të vendeve myslimanë, Arabisë Saudite, Kuvajtit, Jordanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, ka thënë ai.