Trump trondit Amerikën: Nuk duam emigrant nga vendet “qenef”

Donald Trump ka shokuar senatorët gjatë një mbledhjeje në studion ovale ku ka përdorur një fjalor të rëndë ndaj disa shteteve të pazhvilluara.

Siç bën të ditur Washington Post, gjatë një takimi me disa senatorë në lidhje me ligjin për të shpëtuar Lotarinë Amerikane, Trump ka thënë se “duam më shumë që të vijnë në SHBA njërëz nga vende si Norvegjia për shembull dhe jo shtete ‘qenef’”.

Nuk dihet se për kë vende e ka pasur presidenti amerikan, por me fjalën e tij zhargon shithole, e cila në shqipërim literal është shumë më e rëndë, ka tronditur senatoren republikane, Lindsay Graham dhe demokratin, Richard Durbin, të cilët kanë avancuar një propozim për të mos e anuluar totalisht Lotarine Amerikane por ta shkurtojnë në 50% numrin që pranohen çdo vit.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë koment pas shkrimit tronditës së Washington Post mbi fjalorin e Presidentit.

Ndërkaq, Trump ka anuluar vizitën e tij në Londër ku do të inaguronte ambasadën e re amerikane në Mbretërinë e Bashkuar.

The Guardian thekson se Trump e ka anuluar vizitën nga frika e protestave masive kundër tij, kurse vetë presidenti i SHBA në twitter ka dhënë një arsye tjetër.

“Nuk shkoj në Londër dhe nuk dua të inaguroj ambasadën e SHBA, pasi Obama ka bërë një gabim trashanik. Ka shitur ambasadën e vjetër në një vend fenomenal për ‘kikirikë’, ndërsa po ndërton të renë për 1.2 miliardë dollarë në një vend jo aq të favorizuar”, shkruan Trump. /tesheshi.com/