Rajon & Botë

Trumpi refuzon të raportojë në Kongres për autorët e vrasjes së Khashoggit

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka refuzuar t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Kongresit për të raportuar lidhur me autorët e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Senatorët e kishin dorëzuar një kërkesë në Shtëpinë e Bardhë në tetor të vitit të kaluar, duke kërkuar nga Shtëpia e Bardhë ta hetojë këtë rast dhe të ofrojë më shumë të dhëna për rrethanat dhe autorët e vrasjes. Sidoqoftë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë që presidenti ka pasur të drejtë ta refuzojë kërkesën.

Khashogi ishte vrarë pasi kishte hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit të kaluar. Ai e kritikonte ashpër qeverinë mbretërore të Arabisë Saudite. Është raportuar se trupi i tij është shaktërruar dhe nuk është gjetur ende.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë vlerësuar më parë se një operacion i tillë nuk ka mundur të kryhet pa urdhrin e princit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Sidoqoftë, autoritetet saudite i kanë mohuar akuzat për përfshirje të princit në këtë vrasje, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli